Ndërtimi në Vjosë, Dervishaj: Policia, analizë në çdo qark

13/10/2017 00:00

Duke marrë shkas nga ndërtimi mbi Vjosë dhe masat e marra ndaj drejtuesve të policisë vendore të Gjirokastrës, Policia e shtetit do të nisë në të gjitha drejtoritë vendore analiza të detajuara mbi problematikat e shfaqura.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i policisë së Rendit, Albert Dervishaj tha se javën e kaluar janë marrë masa dhe për dy drejtues të komisariateve të policisë së kryeqytetit.

“Ndërtimi pa leje është dhe konsiderohet një krim mjedisor dhe Policia e Shtetit do të vijojë të jetë në krye të kësaj lufte. Në zbatim të porosive të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm, në të gjitha drejtoritë vendore të policisë, do të nisin analiza të detajuara mbi problematikat e shfaqura dhe marrjen e masave për reflektimin ndaj tyre. Duke përfituar nga ky komunikim publik, gjej rastin të apeloj në emër të Policisë së Shtetit dhe të kërkoj nga të gjithë institucionet, organizata joqeveritare, shoqëri civile dhe mediat padyshim, të angazhohen dhe të jenë në krah nesh”, tha Dervishaj.

Top Channel