Kaka rikthehet në Serie A?! Borriello: Eja te Spal
13/10/2017 00:00
Ricardo Kaka, ish-ylli i Milanit ka vendosur ta mbyll aventurën tij te Orlando në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Braziliani, tashmë në moshën 35-vjeçare, publikoi në profilin e tij të “Instagramit” një mesazh lamtumire nga Orlando, i cili tërhoqi vëmendjen e shumë tifozëve, por edhe të Marco Borriello, aktualisht lojtar i Spal në Serie A, por që më parë ka luajtur te Milani me brazilianin.
Borriello i bën thirrje Kaka të rikthehet në Serie A te skuadra e Spal. “Jam i gatshëm të lëshoj numrin 22. Eja te Spal”, i ka shkruar Borriello.
Largimi i Kaka tashmë është i sigurt në muajin janar nga Orlando, po e ardhmja e tij është e ende e paqartë. Megjithatë, nuk mund të përjashtohet edhe një rikthim në Itali.
Top Channel