
Portieri e njëkohësisht kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi është nderuar nga Universiteti “Fan Noli” në Korçë me titulllin “Doctor Honoris Causa”.
Dhënia e këtij çmimi është shoqëruar me motivacionin “Futbollist i madh i Skënderbeut dhe i mbarë futbollit shqiptar, që po nderon qytetin e Korçës dhe Shqipërinë në arenën ndërkombetare”.
“Ish-student dhe mik i Universitetit “Fan S. Noli”, Shehi është bërë shembull për edukimin e brezave të rinj të sportit shqiptar”, thuhet më tej në motivacion.
Shehi, që vetëm para pak kohësh festoi 40-vjetorin e tij të lindjes, u shpreh i nderuar për këtë çmim dhe shtoi se e ndan atë me pjesën tjetër të skuadrës.
Universiteti “Fan Noli” nderoi gjithashtu edhe presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj, i cili theksoi se ky vlerësim do të jetë një motivim më shumë për këtë klub, që të bëjë edhe më mirë.
Top Channel