Riaftësohet Iniesta, pritet të luajë ndaj Atletico-s

12/10/2017 00:00

Barcelona merr lajme të mira nga Andres Iniesta në prag të supersfidës me Atletico Madrid në “Wanda Metropolitano”.

Kapiteni i cili pësoi një dëmtim në ndeshjen e La Ligës me Las Palmas është riaftësuar dhe mund të jetë në fushën e lojës në sfidën e së shtunës. Sipas medias iberike, mesfushori 33-vjeçare që vetëm përpara pak ditësh rinovoi përjetësisht me katalanasit, u bashkua me pjesën tjetër të skuadrës në seancën stërvitore të së enjtes.

Në momentin e dëmtimit u parashikua afati kohor prej 10 ditësh të qëndrimit të Iniestës jashtë fushave të lojës, kohë kjo që u respektua. vetëm një ditë më parë Iniesta punoi i veçuar nga grupi, për t’u bashkuar  me ta më vonë.

Ndërkaq në skuadër janë kthyer edhe Semedo, Andre Gomes, Umtiti, Digne, Cillessen e Vermalaen pas ndeshjeve të eliminatoreve të Botërorit 2018 që bashku me përfaqësueset e tyre respektive.

I vetmi që nuk u stërvit këtë të enjte ishte Lionel Messi, i cili u la pushim nga trajneri pas ndeshjes me Argjentinën. Sulmuesi 30-vjeçar pritet të jetë në qendrën stërvitore të Barcelonës në seancën e së premtes.

Top Channel