Nard Ndoka në Top Story: Shqiptarët kanë tendencë të votojnë të fortët

11/10/2017 00:00

Në Parlamentin shqiptar intelektualët dhe personalitetet nuk kanë munguar intelektualët dhe personalitetet, por në atë sallë ka patur edhe personazhe.

Njëri prej këtyre të fundit ka qenë edhe Eduart Ndocaj. Ish-deputeti bëri dy herë lajm të martën; paradite kur shfaqej duke pikturuar dhe pasdite kur policia tha se po e hetonte me akuzën e mashtrimit pas një padie të marrë nga një shtetas italian.

Fenomeni i njerëzve që bëhen deputetë dhe më pas devijojnë nga detyra e tyre si ligjvënës nuk është i ri. Për këtë u diskutua këtë të mërkurë në Top Story me të ftuar deputetin Nard Ndoka, sociologun Ergys Mërtiri dhe analistët Agron Gjekmarkaj dhe Eduard Zaloshnja.

“Ky është një fenomen i ndërlikuar. Shqiptarët kanë një tendencë që të shkojnë dhe të votojnë të fortët. Kjo vihet re gjithandej. Votojnë për ata që paguajnë votën. Ka pas tendenca për të ndryshuar kodin zgjedhor për të parandaluar këtë fenomen. Kemi kaluar nga variant mazhoritar tek ai proporcional, por kjo nuk ndodhi dhe ndodhi e kundërta, patëm Parlamentin më kriminal”, tha deputeti Ndoka.

Sipas Ndokës, në lojën “me të fortë” në fushatë janë përfshirë të dyja partitë e mëdha, por sipas tij, ka një dallim mes PD-së dhe PS-së.

“PD i afroi rreth vetes njerëz me muskuj, por nuk i futi ata në Parlament, ndërsa PS me Ramën e tejkaloi këtë dhe e baltosi politikën dhe Kuvendin me kriminelë”, deklaroi ai.

Top Channel