Memushaj në formacionin e dështimeve të Serie A

11/10/2017 00:00

Janë luajtur vetëm 7 javët e para në Serie A, por megjithatë, “La Gazzetta dello Sport” ka ndërtuar formacionin me futbollistët e dështuar deri në këtë moment në kampionat.

Mes emrave si Bertolacci, Cerci, Douglas Costa është edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare Ledian Memushaj.

Një sezon më parë ishte kapiteni dhe një ndër futbollistët më të mirë të Pescara-s. Por edhe pse skuadra e tij ra në Serie B, Memushaj u transferua në fundin e merkatosë së verës te Benevento.

Megjithatë kur janë luajtur 7 javët e para, vlonjati ende nuk ka arritur të tregojë më të mirën e tij, ndoshta edhe për pasojë të lojës së dobët dhe pa rezultate të të gjithë skuadrës ku ai bën pjesë, pasi deri tani kanë koleksionuar vetëm humbje dhe mbajnë vendin e fundit në renditje me 0 pikë.

Edhe në Kombëtaren shqiptare, në dy ndeshjet e fundit ndaj Spanjës dhe më pas Italisë në Shkodër, Memushaj nuk arriti të ngrihej në nivelin e treguar në sezonin e kaluar.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta