Korçë, prerje pyjesh edhe në zonat e mbrojtura

11/10/2017 00:00

Inspektorati Pyjor dhe Bashkia e Korçës morën 112  masa administrative dhe 19 procedime penale për prerjen e paligjshme të pyjeve në juglindje të vendit. 

Gjatë 9 muajve të fundit, zona e Vithkuqit dhe Lozhanit kanë qenë më të dëmtuarat. Puna në terren vazhdon.

Edhe zonat e mbrojtura janë në rrezik nga prerja e pyjeve. Vetëm në Bozdovec janë zbuluar 10 raste të prerjes së bredhit dhe pishës për dru zjarri.

Top Channel