Asnjë lëvizje drejt konsensusit për çështjen e presidentit të Kosovës, pavarësisht afatit nga Gjykata Kushtetuese Fushata për zgjedhjet lokale në Maqedoni ka hyrë në javën përfundimtare. Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur ia kanë paraqitur tashmë elektoratit programet e tyre zgjedhore, ndërsa njohësit e çështjeve politike thonë se, faktor përcaktues se kujt do t’ia besojnë votën qytetarët vazhdon të mbetet partia, e jo kandidati.
“Realisht, niveli i të menduarit nëse është kandidati, njeriu që do të përfaqësojë më denjësisht interesat e qytetarëve, mungon”, thotë “Deutsche Welle”, duke cituar ekspertë vendas.
Maqedonasit vazhdojnë të perceptojne në radhë të parë partinë politike nga është deleguar, udhëheqësin e partisë dhe vetëm në fund e shohin se kush është kandidati i tyre në pushtetin lokal.
Në përgjithësi, sidoqoftë, fushata zgjedhore konsiderohet e qetë dhe pa incidente të theksuara. Në raportin e tij paraprak, OSBE-ODIHR konstatoi vetëm një numër të vogël episodesh të izoluara, që duket se janë të motivuara politikisht, duke cituar këtu dëmtimet dhe vandalizimin e disa shtabeve zgjedhore, si të VMRO-së, ashtu edhe të LSDM-së.
Ndërkohë vazhdon të bjerë në sy vëmendja e shtuar e partive maqedonase për elektoratin shqiptar. Zgjedhjet e 15 tetorit shihen si testi kryesor për partitë kryesore politike, para së gjithash ato maqedonase, të cilat në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit dolën me një rezultat thuajse të barabartë.
Top Channel