Punë pa Teka/ “S’na merr nusja pa zanat”, gjimnazistët hidraulikë: Më mirë të lodhen duart se mendja
Bashkia e Tiranës ka marrë masat për kufizimin e qarkullimit të mjeteve të dielën, gjatë zhvillimit të Maratonës së Tiranës.
Në këtë maratonë marrin pjesë mbi 2500 vrapues nga 40 shtete të botës. Maratona do të përshkojë disa nga pikat më kryesore të qytetit, e për këtë arsye policia bashkiake dhe ajo e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve për mbarëvajtjen e saj.
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve, por edhe i parkimit të tyre, në segmentet ku do të zhvillohet Maratona e Tiranës do të fillojë në datën 13 Tetor deri në 15 Tetor 2017, nga ora 00:00 të datës 13 Tetor deri në orën 14:00 të datës 15 Tetor.
Ndalohet parkimi më datë 15 tetor, në rrugët: Bulevardi Zogu 1; Bulevardi Dëshmorët e Kombit; Rruga “Ibrahim Rrugova”; Segmenti i Rrugës “Ibrahim Rrugova” deri te Sheshi “Nënë Tereza”; Rruga e Kavajës në segmentin Qendër – Poliklinika 9; Rruga “Abdi Toptani”; Rruga “George Ë. Bush”; segmenti nga kryeqëzimi i Rrugës “Abdi Toptani” me kryqëzimin e Rrugës “Lekë Dukagjini”.
Kufizimi i qarkullimit dhe i parkimit të automjeteve do të bëhet si më poshtë:
1- Ndalohet qarkullimi në sheshin “Nënë Tereza” nga ora 00:00 e datës 13 Tetor 2017, deri në datën 14 Tetor.
• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Ibrahim Rugova”, “Papa Gjon Pali II” dhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
2- Ndalohet qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rr. “Lek Dukagjini” dhe sheshin “Nënë Tereza” në datën 14 Tetor 2017, nga ora 08:00 deri në orën 12:30.
• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të në rrugën “Ibrahim Rugova”, “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit” dhe “George Ë Bush”.
3- Ndalohet qarkullimi në segmentet rrugore “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Rruga e Kavajës”, deri tek rrethrrotullimi përballë “Kishës Orthodokse”, “Ded Gjo Luli”, Bulevardi “Zogu I”, “Urani Pano”, “Rruga e Barrikadave”, “George Ë Bush”, “Abdi Toptani” dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në datën 15 Tetor 2017, nga ora 05:00 deri në orën 14:00.
• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Unaza e Mesme” përveç segmentit ura e “Drejtorisë së Policisë” deri tek “Rruga e Elbasanit”, “Sami Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit” dhe “George Ë Bush” deri te “Murat Toptani”, “Vaso Pasha”, “Myslym Shyri” deri tek “Sami Frashëri”, “Hoxha Tahsin” deri tek sheshi “Avni Rustemi”.
4- Itinerari i lëvizjes së mjeteve të transportit publik do të devijojë si më poshtë:
• Rruga “e Elbasanit” do të devijohen tek “Ura e Lanës”.
• Rruga “Hoxha Tahsin” do të devijohen tek sheshi “Avni Rustemi”.
• Rruga “e Dibrës” do të devijohen tek “Medreseja”.
• Rruga” e Kavajës” do të devijohen tek “21 Dhjetori”.
• Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri” do të devijohen tek ura e “Drejtorisë së Policisë” dhe tek ura e “Rruga e Elbasanit”.
Të gjithë ata që janë regjistruar si pjesëmarrës në maratonë, bip-in mund ta tërheqin në datat 13 dhe 14 Tetor nga ora 09:00-20:00 te Sheshi Nene Tereza. Gjysmë Maratona e Tiranës zhvillohet në 3 kategori: 21 km; 10 km dhe “We too”, gara për persona me aftësi ndryshe.
Top Channel