Klasa kolektive, prindërit bllokojnë mësimin në Çermë Proshk

10/10/2017 00:00

Ashtu siç e kishin paralajmëruar prindërit e nxënësve në shkollën 9-vjeçare në Çermë Proshk të bashkisë Divjakë nuk lejuan sot që fëmijët e tyre të shkonin në shkollë.

Siç dihet, shkak është bashkimi në kalsa kolektive i nxënësve. Që në orën 7 e 30 ata bllokuan derën e shkollës, duke mos lejuar asnjë fëmijë të hynte brenda.

Prindër e nxënës u shprehën se do të vazhdojnë t’i qëndrojnë këtij vendimi edhe pse është i paligjshëm, derisa nga ana e drejtorisë së shkollës të hiqet urdhri për bashkimin në klasave kolektive.

Nga ana e drejtuesve të shkollës është marë vendimi për bashkimin në kalsa sipas legjislacionit shqiptar dhe ky vendim nuk do të ndryshojë, edhe pse prindërit nuk e pranojnë. Për këtë vendim të prindërve, drejtuesit e shkollës paralajmëruan se do të bëjnë kallzim penal.

Të pranishëm në ambjentet e shkollës ishin dhe përfaqësues të policisë, të cilët iu përgjigjën thirrjes së drejtorit. Kjo është java e dytë që nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Çermë Proshk braktisin mësimin.

Top Channel