PE miraton amendamentin për gjuhën shqipe në provimin e jurisprudencës, thirrje autoriteteve në RMV: Protestat studentore të mos portretizohen si destabilizuese Një shtetas shqipar, 29 vjeç dhe një shtetase rumune 38, janë arrestuar nga Departamenti i Antidrogës së Janinës.
Sipas policisë helene, dy shtetasit e sipërpërmendur u arrestuan pasi në oborrin e banesës në të cilën jetonin u gjet një sasi prej 455 gramë heroinë e pastër, 54 gramë kokainë, si dhe një shumë prej 1.320 eurosh e përfituar nga shitja e heroinës dhe lëndëve të tjera narkotike që iu sekuestruan.
Autoritetet greke thanë se çifti e kishte marrë lëndën narkotike në Athinë nga trafikantë shqiptarë, të cilët janë shpallur në kërkim dhe e shpërndante atë në doza në zonat e Janinës.
Besohet se prej këtij trafiku, dy të arrestuarit përfitonin shuma të konsiderueshme parash, përmes të cilave bënin një jetë luksoze në zonën e Epirit.
Ndaj dy të arrestuarve Gjykata e Janinës vendosi masën e sigurisë “burg pa afat” deri në përfundimin e hetimeve, ndërsa lënda narkotike, paratë dhe një automjet që përdorej për trafikun e drogës u sekuestruan.
Top Channel