Administrata “Trump”: Plani i Obamës një mashtrim. Fund luftës ndaj qymyrit

10/10/2017 00:00

Lufta ndaj qymyrit në SHBA ka përfunduar. Administrata “Trump” është gati të përmbysë të ashtuquajturin “Clean Power Plan”, që parashikonte kalimin nga burimet e energjisë përgjegjëse për emëtimet e gazrave me efekt serë në burime të tjera të pastra.

Administratori i Agjencisë për Mbrojtjen e Ambientit, Scott Pruitt, i cili ka hedhur dyshime mbi ndryshimet klimatika, tha se plani për energjinë e pastër i sigluar nga Barak Obama ishte një mashtrim dhe akuzoi ish-presidentin për tejkalim të kompetencave.

Gjatë një fjalimi në Kentaki, Pruitt deklaroi se të martën do të nënshkruante një propozim për të shfuqizuar planin.

“Lufta ndaj qymyrit ka marrë fund. Plani ishte një mashtrim e kishte të bënte me zgjedhjen e fitueseve dhe humbësve”, tha Pruitt.

Në fund të muajit mars, presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka fajësuar në shumë raste Obamën për humbjen e mijëra vendeve të punës në industrinë e karbonit, firmosi një urdhër ekzekutiv për të përmbysur një pjesë të mirë të politikave të paraardhësit për mbrojtjen e ambientit.

Nën udhëheqjen e Obamës, Agjencia për Mbrojtjen e Ambientit pati deklaruar se plani për energjinë e pastër do të reduktonte ndjeshëm rastet e fëmijëve të prekur nga astma e vdekje të parakohshme.

Megjithatë, administrata e Trump kundërshton përfitimet shëndetësore e pretendon se vendi do të përfitonte 33 mld dollarë duke hequr dorë nga ky plan.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta