
Italia vjen në Shqipëri për ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Botërorit 2018, me statusin e skuadrës 4 herë kampione e Botës.
Në Shkodër, në teatrin “Migjeni” u ekspozuan të 4 trofetë e fituara nga Italia gjatë historisë së saj, kjo falë bashkëpunimit mes Ambasadës italiane në Tiranë dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.
Italia i ka fituar titujt botërorë në vitet 1934, 1938, 1982 dhe 2006. Padyshim, trofetë që Italia ka në muzeun e saj janë një imitim i atyre origjinalë, diçka që është e parashikuar në rregulloren e FIFA-s, sipas së cilës, trofeun origjinal të Kupës së Botës e siguron skuadra që arrin të fitojë atë 3 herë.
E vetmja që ka mundur ta arrijë këtë është pikërisht Brazili, me trofeun “Jules Rimet”, i cili rreshti së ekzistuari në vitin 1970, pasi pikërisht në atë vit skuadra amerikano-latine e fitoi për të tretën herë.
Nisma për ekspozimin e Kupave të Botës të Italisë u ndërmor për të vënë theksin dhe për të vlerësuar këtë sfidë historike, pasi kombëtarja italiane vjen për herë të parë në vendin tonë, për të zhvilluar një ndeshje zyrtare.
Në të njëjtën kohë, ekspozita e 4 kupave të Botës të Italisë u hap edhe për të afirmuar vlerat pozitive të sportit, e sidomos për të promovuar edhe më shumë miqësinë dhe raportet mes dy vendeve jo vetëm në fushën e sportit.
Top Channel