
Shikuesit u njohën fillimisht me banorët e Capeside, një qytet joreal në Massachusetts, në vitin 1998, kur doli për herë të parë në transmetim “Dawson’s Creek”.
Seriali amerikan, u bë menjëherë kult i shikimeve falë kastit dhe dramave të adoleshentëve që trajtonte.
Ndërsa sot All4 po u jep shpresë shikuesve të një moshe të caktuar dhe një audiencë tërësisht e re do të kalojë kohë me Dawson Leery )James Van der Beek, dhe miqtë e tij Joey (Katie Holmes)Jen (Michelle Williams ) dhe Pacey (Joshua Jackson).
Pas pesë vitesh, Dawson’s Creek mbaroi transmetimin më 2003, ku sezoni i gjashtë dhe final u transmetua, por tashmë rikthehet në televizionin britanik pasi All4 siguroi të drejtat ekskluzive për serialin mjaft të dashur.
Programi, i përcaktuar për brezin e adoleshentëve, ishte nisja e karrierës për Katie Holmes, e cila fillimisht u martua me Tom Cruise, dhe së fundmi bëri të ditur lidhjen e saj me aktorin Jamie Foxx.
E nominuara për Oscar, Michelle Williams, e cila ka një vajzë Matilda, me të ndjerin Heath Ledger, ka patur një karrierë të suksesshme në aktrim dhe Joshua Jackson gjithashtu mjaft i mrekullueshëm në skenë dhe në performancat televizive.
Teksa Van Der Beek ishte një nga më të famshmit mes aktorëve kur përfundoi seriali, ai nuk arriti të menaxhonte famën e tij në vitet e ardhshme.
Top Channel