Pjesa e parë “e bardhë”, Kuqezinjtë më këmbëngulës

09/10/2017 00:00

Panuçi zbriti në fushë një formacion mbrojtës ndaj Italisë, por në pjesën e parë ishin “kuqezinjtë” ata që ndërmorën më shpesh iniciativën për të gjetur golin.

Sinjalet u dhanë që në minutat e parë, kur Hysaj godet nga një distancë e largët, por gjuajtja ishte qendrore dhe u prit pa vështirësi nga Buffon.

Italia u përpoq të zhvendoste ngadalë lojën drejt zonës së Shqipërisë, por nuk arriti që ta realizojë qëllimin, falë edhe rreshtimit të mirë në mesfushë.

Ndërkohë, në kundërsulm kuqezinjtë rrezikuan edhe me Roshin, Grezdën dhe Hysajn.

Megjithëse goli nuk mbërriti, pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Shqipërisë, ta paktën sa u takon goditjeve në portë, ndërsa kontrolli i topi shkoi me një avantazh të lehtë për italianët. 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta