Itali, 36 grabitje në 3 muaj, kapet banda shqiptare

09/10/2017 00:00

Karabinierët e Torinos, në Itali, kanë asgjësuar një bandë të përbërë nga shtetas shqiptarë, që në 3 muaj kishte kryer 36 grabitje.

Sipas raportimeve të mediave italiane, banda vepronte në lokalitetet Asti, Kuneo dhe Torino dhe hynte në aksion gjatë orëve të natës.

Pesë anëtarët e saj përdornin një mjet marangozësh për të hapur bravat e dritareve dhe me të hyrë në banesa, kryesisht vila, grabisnin çfarëdo që u dilte përpara.

Kryesisht ata vinin në shenjë bizhuteri ari, argjendi, por edhe automjete, ndërsa nuk hezitonin të kërcënonin me vdekje të zotët e shtëpisë që zgjoheshin nga zhurmat.

Në një rast, ata kishin kërcënuar vajzën e vogël të një çifti, raportojnë mediat italiane online.

Top Channel