Atë që nuk bëjnë të rriturit e bën U19, Kosova në Euro 2018

09/10/2017 00:00

Debutimi për përfaqësuesen e të mëdhenjve nuk ishte ai që të gjithë prisnin dhe në 9 ndeshje deri më tani, skuadra ka grumbulluar vetëm një pikë, ka shënuar vetëm 3 herë dhe ka pësuar plot 22 gola.

Por një histori krejt tjetër është ajo e Kosovës U19. Të rinjtë e mbyllën të dytët garën për kualifikimin në fazën e dytë të Euro 2018 për këtë kategori, duke lënë pas Izraelin dhe Lituaninë.

Vendi i parë në grup shkoi për Austrinë U19 me 9 pikë, tre më pak grumbulloi Kosova në tri ndeshjet e luajtura në këtë fazë.

Kjo do të thotë se me vendin e dytë në grup, Kosova U19 është matematikisht e kualifikuar në atë që quhet “Elite Round” i Euro U19, që vitin e ardhshëm do të luhet në Finlandë.

Kualifikimi u vulos në ndeshjen e kësaj të hëne të luajtur ndaj U19 të Lituanisë, ku Kosova fitoi me rezultatin e thellë 3-0. Kryeziu shënoi fillimisht në minutën e 27-të dhe dyfishoi rezultatin në minutën e 48 nga pika e bardhë e penalltive. Dy minuta më vonë, Limani vulosi gjithçka.

Sa i takon Shqipërisë U19, “kuqezinjtë” e vegjël nuk kanë shkëlqyer si bashkëkombasit e tyre kosovarë. Kombëtarja jonë në këtë grup moshe ndodhet në vendin e fundit të grupit 12 me 0 pikë, duke u mposhtur dy herë nga 1-0, fillimisht nga Ukraina e më pas nga Mali i Zi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta