Ndërtimi në Vjosë, Klosi: Nuk do të lejohet

08/10/2017 00:00

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe ajo e Sipërmarrjes, Sonila Qato udhëtuan në Grykën e Këlcyrës pas denoncimeve të bëra se atje po ngrihej pa leje buzë Vjosës një biznes.

“Nuk ka asnjë tolerim për biznese të paligjshme në dëm të interesit të përbashkët dhe pasurisë së përbashkët, mjedisin. Dinozaurë mjedisorë si ky ndërtim këtu, nuk do të pranohen, nuk do të lejohen dhe nuk kalojnë në heshtje”, deklaroi ministri Klosi.

Ai falenderoi drejtuesit e Ministrisë së Brendshme për nisjen e hetimeve për mosveprimin e policisë lokale dhe pati vërejtje edhe për heshtjen e strukturave qeverisëse vendore.

“Mbyllin sytë dhe lejojnë të tilla biznese të paligjshme, krime mjedisore që dëmtojnë interesat e përbashkëta, pronën e përbashkët dhe më shumë sesa kaq, lejojnë të dëmtohet kjo pasuri e përbashkët siç është Lugina e Vjosës, që është trashëgimi e përbashkët historike, kulturore, por dhe  shpirtërore”, vijoi ai.

Ministri ftoi qytetarët që të denoncojnë çdo rast të ngjashëm për të mos lejuar dhe parandaluar krime të tilla mjedisore.

Top Channel