
Kontrata e Lionel Messit me Barcelonën përfundon në qershorin e ardhshëm dhe argjentinasi ende nuk ka pranuar të rinovojë.
Pavarsisht deklaratave të presidentit Bartomeu, Messi nuk duket aspak i bindur të rinovojë me katalanasit, që edhe këtë verë nuk arritën të kënaqin dëshirat e tij në merkato.
Nga Barça u largua Neymar, por drejtuesit dështuan të sjellin Coutinhon, duke u mjaftuar me Dembele, një 19 vjeçar që nuk i ngjall aspak besim Messit, se mund të ndihmojë për të qenë konkurues.
Mediat angleze raportojnë se Pep Guardiola po përpiqet të shfrytëzojë në maksimum situatën e Messit në Spanjë, për ta marrë atë te City.
Ai ka kontaktuar personalisht argjentinasin dhe është i gatshëm të bëjë një ofertë bindëse që në muajin janar ndaj Barçës, që kjo e fundit të mos e humbë me parametra zero, Messin në muajin qershor.
Top Channel