
Mediat angleze raportojnë se Antonio Conte është në sezonin e tij të fundit në Premiere League dhe se po përgatitet të rikthehet në Itali.
Ish trajneri i kombëtares italiane në fakt e ka përsëritur në mënyrë të vazhduar se nuk e ka gjetur veten me jetesën në Angli, veçanërisht për faktin se familja e tij vazhdon të qendrojë në Itali.
Gjatë verës u fol shumë për një kalim të tij në krye të Interin, por Abramoviç këmbënguli për rinovimin dhe në fund zikaltrit zgjodhën Spallettin. Ditët e fundit po flitet se tani janë drejtuesit e Milanit, ata që po këmbëngulin të kthejnë Conten në Itali, në drejtim të kuqezinjve.
Edhe vetë trajneri i Chelsea e ka pranuar se synon që të rikthehet në Itali, por nuk ka përcaktuar kohën. “Italia është atdheu im dhe objektivi është që të rikthehem, por nuk mund di të them ku dhe ku”, tha Conte për mediat angleze.
Antonio Conte u shpall kampion me Chelsean në sezonin e parë të tij në Premiere League, por këtë vit nuk e ka nisur aspak mirë, duke mbetur 6 pikë larg kreut, shtatë javë pas fillimit të kampionatit.
Top Channel