Kapiteni Ansi Agolli e nisi nga stoli takimin në Alicante, ndaj Spanjës dhe u hodh në fushë në fillim të pjesës së dytë, duke i sjellë më shumë qetësi krahut të majtë të mbrojtjes.
“Në fakt kishte kohë që nuk e nisja takimin nga stoli, por ky ishte vendimi i trajnerit dhe unë e respektoj plotësisht. Ne futbollistët duhet të jemi të gatshëm dhe të japim maksimumin kur të na kërkohet, për të tjerat merret trajneri”, u shpreh Agolli.
Kapiteni vlerësoi edhe Hysen memollën, mbrojtësin kavajas që i mori vendin në formacion në takimin e djeshëm.
“Memolla është një futbollist dhe djalë shumë i mirë. Edhe sot bëri një paraqitje të mirë dhe mund të them se e ardhmja është e tij. është i ri dhe nëse punon fort, do të luajë shumë ndeshje me Shqipërinë’, mbylli Ansi Agolli.
Top Channel