
Edhe pse ishte një ditë përgjysmë, në të cilën pati mundësi të garonte vetëm në një sesion, për shkak të shiut, Vettel ka besim se do të jetë një fundjavë e mirë për të dhe Ferrarin në Japoni.
“Mëngjesi ishte shumë i mirë për ne – tha gjermani – Kishim një ndjesi shumë të mirë dhe makina ishte shumë e përshtatshme me pistën. Do më të kishte pëlqyer që të bëja edhe disa xhiro në pistë të lagur, por është e rëndësishme që edhe të kursejmë gomat…”.
Vettel, i cili vendosi kohën më të mirë në pistë të thatë është i bindur se në rast se duhët të garojnë në kualifikuese në kushte shiu, duhet që makina të bëjë një ndryshim në kualitet nga ajo që është parë në garat e fundit: “Nuk e di nëse jemi makina më e shpejtë në garim, por e vërteta është që nuk kemi patur mundësinë ta tregojmë në dy garat e fundit.
Nëse do të bjerë shi, duhet të përmirësohemi, pasi në Monza asgjë nuk shkoi sipas parashikimeve. Shpresoj që të kemi mësuar leksionet e duhura dhe cilado qoftë gjendja e pistës të jemi në gjendje të tregojë vlerat tona”, u shpreh Vettel.
Top Channel