Tiranë, alarm fals për bombë pranë Ambasadës Amerikane

06/10/2017 00:00

Punonjësit e sigurisë së Ambasadës Amerikane në kryeqytet, por edhe banorët e një pallati aty pranë, u vunë në alarm mesditën e së premtes pasi konstatuan një valixhe të dyshimtë disa metra larg njërës nga hyrjet anësore të selisë diplomatike.

Policia rrethoi zonën dhe krijoi një perimetër sigurie për më shumë se 1 orë, deri në mbërritjen e forcave xheniere.

Pas shpërthimit të stimuluar rezultoi se valixhja plastike ishte bosh.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse valixhja është harruar aty nga ndonjë person apo kemi të bëjmë me një rast të qëllimshëm për të përhapur panik. 

Për këtë po kqyren kamerat e sigurisë së disa bizneseve në këtë zonë, ndërkohë që në pyetje po merren edhe disa dëshmitarë.

Top Channel