Ruiz me institucionet e Vettingut: Besim në punën e tyre

06/10/2017 00:00

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genovea Ruiz Cavalera ishte në Tiranë për të marrë pjesë në inaugurimin e godinës së vettingut tek ish Lidhja e Shkrimtarëve.

Në këtë godinë do të qëndrojnë bashkë me ndihmësit e tyre edhe 8 vëzhguesit ndërkombëtarë, gjyqtarë dhe prokurorë europianë dhe amerikanë.

Organet e vettingut po plotësohen me staf dhe ende nuk kanë nisur punën për rivlerësimin e njerëzve të drejtësisë, por Cavalera i nxiti ata për një fillim të qëndrueshëm të një procesi të plotë dhe të hollësishëm.

Në takimin me të gjithë anëtarët e institucioneve të vettingut dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, shefja e ONM-së shprehu besimin se puna e tyre do të sjellë ndryshim pozitiv në Shqipëri.

Top Channel