Kombëtarja humbet edhe Andi Lilën
06/10/2017 00:00
Kur duhen edhe pak orë nga starti i takimi Spanjë-Shqipëri që luhet sot në mbrëmje në Alikante, një tjetër dëmtim ka limituar zgjedhjet e Panuccit.
Sipas raportimeve të kolegëve të Supersport nga Spanja mësohet se Andi Lila është lënë jashtë skuadrës gjatë paradites së sotme nga stafi teknik, për shkak të një dëmtimi. Për momentin nuk ka informacion rreth dëmtimit apo kohës së rikuperimit.
Për Panuccin zvogëlohet gjithnjë e më shumë numri alternativave, veçanërisht në repartin e mesfushës, vend në të cilin është preferuar të aktivizohet më shumë edhe Andi Lila.
Top Channel