Italia shkakton surprizën, “play off”-i kalon nga “Loro Boriçi”

06/10/2017 00:00

E premtja rezervoi një biletë kualifikuese vetëm për Spanjën në Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi, me kombëtaren iberike që mposhti 3-0 kuqezinjtë e Shqipërisë në Alicante, ndërsa Italia, kundërshtari më i afërt i spanjollëve shënuan edhe rezultatin surprizë të këtij raundi të kualifikueseve, duke barazuar 1-1 me Maqedoninë.

“Axurrët” e drejtuar nga trajneri Ventura parashikonin një 90-minutësh të lehtë përballë ballkanasve, por në Torino, golit të Giorgio Chiellinit iu përgjigj në fund Trajkovski. E pavarësisht minutave shtesë dhe përpjekjeve të italianëve për të ndryshuar rrjedhën e takimit, rezultati nuk ndryshoi.

Italia e Venturës do t’i duhet tashmë një pikë në “Loro Boriçi”, më 9 tetor përballë Shqipërisë, për të siguruar matematikisht pjesëmarrjen në “play off”, kjo sepse pavarësisht se vendin e dytë në grup nuk ia merr askush, nuk e ka garancinë matematikore për të qenë mes më të mirave të vendeve të dyta, kur dihet se njëra mes të dytave do të mbetet jashtë çdo ëndrre për Botëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB