
Realizoi vetëm 4 xhiro në sesionin e dytë, nën një shi të rrëmbyeshëm dhe vendosi një kohë që ishte një sinjal ndaj kundërshtarëve. Edhe pse Mercedes ka filluar të ndjejë presionin e Ferrarit, Hamilton nuk e shfaq një gjë të tillë.
“Në mëngjes u paraqitëm mirë dhe makina më krijoi një ndjesi të mirë, ndryshe nga një javë më parë në Malajzi. Bëra edhe disa xhiro në pistë të lagur dhe jam I kënaqur”, u shpreh britaniku.
Hamilton u shpreh se qëllimi I tij është që të gjejë besimin në kushte shiu: “Nuk ishte çështja për të kuptuar këtë pistë në kushte shiu, pasi herën e fundit që kam garuar në shi këtu kam fituar, por në Malajzi ishte pak mbrapa në të tilla kushte. Na duhej të kuptonim nëse do të përsëritej i njëjti problem”.
Më pas Hamilton ju përgjigj me një batutë një opinioni që presidenti i Mercedes, Lauda, se Ferrari në këtë moment të sesionit është makina për t’u mundur: “Është çështje opinioni, unë mendoj se nuk po bëjmë një punë të keqe”.
Top Channel