Brazili, barazim i mërzitshëm në Bolivi
06/10/2017 00:00
Brazili nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Bolivisë, në ndeshjen e parafundit të eliminatoreve të ‘Rusi 2018’.
Ky ishte një takim ku pritej të kishte shumë gola dhe spektakël, sepse rezultati nuk kishte aspak ndikim për ecurinë e ekipeve respektive dhe llogaritë mungonin totalisht.
Gjithsesi, tifozët e pranishëm nuk arritën të shijojnë asnjë gol, pasi të dy ekipet menduan shumë pak për të shënuar, ndonse yjet në fushën e lojës nuk munguan.
Brazili është ekipi i parë amerikano-latin që ka siguruar kualifikimin për në finalet e ‘Rusi 2018’, ndërsa Bolivia ndodhet në vendin e parafundit, e pashpresë për të pretenduar pjesëmarrjen në botëror.
Top Channel