
Rafael Nadal i afrohet edhe më shumë titulit në turneun e Pekinit. Numri 1 i renditjes botërore u kualifikua për në gjysmëfinalet e këtij kompeticioni, pasi mundi amerikanin John Isner me rezultatin 2-0.
Spanjolli, që humbi ndaj Isner në “Rod Laver Cup”, kërkoi revanshin ndaj tij dhe e arriti objektivin. Nadal u shfaq solid në lojën e tij, edhe pse përballë kishte një kundërshtar, që si “armën” më të fortë ka shërbimin.
Rezultati i seteve të fituara nga 31-vjeçari ishte 6-4 dhe 7-6, e si kundërshtar të radhës do të ketë bullgarin Grigor Dimitrov, i cili eliminoi në çerekfinale spanjollin Robert Bautista Agut, me rezultatin 2-1.
Nadal e ka fituar vetëm një herë turneun e Pekinit, në vitin 2005. Spanjolli ka luajtur edhe dy herë në finalen e këtij kompeticioni, e në të dyja rastet është thyer nga Novak Djokoviç.
Top Channel