
Kombëtarja shqiptare e futbollit për moshat deri në 21 vjeç humbi 1-0 miqësoren e zhvilluar ndaj skuadrës së Tiranës, në një takim që i shërbeu stafit teknik për të eksperimentuar me formacionin.
Kuqezinjtë e vegjël treguan një lojë të mirë në 90-minutëshin e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, totalisht të zbrazët. Por, goli i Erando Karabecit për bardheblutë në fundin e pjesës së parë ishte aksioni kulmor që vendosi sfidën.
Më 10 tetor, Kombëtarja U21 do të luajë ndaj Islandës për kualifikueset e Europianit të vitit 2019. Ajo është një ndeshje ku kuqezinjtë e Alban Bushit do të kërkojnë të marrin 3 pikët e radhës, në mënyrë që të arrihet objektivi, që është pozicionimi në dy vendet e para.
Për ndeshjen me Islandën, Kombëtarja U21 nuk do të ketë në dispozicion Fiorin Durmishin, të dëmtuar.
Top Channel