Panucci: S’jemi në Spanjë për të qenë “viktima”, luajmë me kurajë

05/10/2017 00:00

Përfaqësuesja shqiptare ka mbërritur pas mesdite në Alikante të Spanjës, ku ditën e premte do të zhvillojë ndeshjen kundër Spanjës, në  një situate kaotike për skuadrën iberike.

Por pavarësisht kësaj, kuqezinjtë nuk mund të konsiderohen pretendent për këtë takim edhe pse Cristian Panucci në konferencën e fundit për shtyp, një ditë përpara takimit është shprehur qartë.

“Pritshmëria ime për këtë ndeshje është që të bëjmë një paraqitje serioze dhe të mundohemi ta pengojmë Spanjën. Do të luaj me 3 mesfushorë edhe pse 3 lojtarë të formacionit i kemi te pezulluar me kartonë. Nuk kemi ardhur këtu të bëjmë viktimën, do të guxojmë edhe pse Spanja nuk të lë të luash futboll sepse të detyron të rrish në mbrojtje megjithatë do të përpiqemi me kundërsulme. Do të doja shumë që Shqipëria të fitonte dhe të bënte historinë këtu”, tha Panucci.

Mbrëmjen e së enjtes në stadiumin “Rico Perez” ku edhe do të zhvillohet ndeshja, përfaqësuesja kuqezi ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore, nga e cila si gjithmonë trajneri Panucci është treguar fanatik për të treguar indicje për lojtarët që do të aktivizohen edhe pse zgjedhjet janë limituar dukshëm për shkak të mungesave prej kartonëve dhe të dëmtuarve.

Top Channel