Mamografi edhe në Lezhë. Pajisja do instalohet brenda muajit

05/10/2017 00:00

Brenda muajit tetor, që është dhe muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, në Lezhë do të instalohet mamografia.

Onkologia Bardha Gjoni thotë se deri tani të gjitha gratë që kanë dashur të bëjnë mamografi janë detyruar t’i drejtohen Shkodrës, ose Tiranës.

Çdo vit kanceri i gjirit iu merr jetën miliona grave kudo në botë. Muaji tetor është shpallur si muaji i luftës kundër kancerit të gjirit.

Një fjongo rozë dhe më shumë vëmendje ndaj këshillave të mjekëve mund t’i shpëtojnë jetën një gruaje.

Top Channel