Hajdutët në burg, u kapën në Shkodër për 11 grabitje
05/10/2017 00:00
Gjykata e Shkodrës la në burg grupin e hajduteve, të cilët ishin kthyer në makth për banorët e kryeqendrës së veriut.
Esmir Demaj, Altin Billa dhe Gentian Dibra kanë thyer të paktën 11 banesa në Shkodër dhe në Malësinë e Madhe në një periudhë prej katër muajsh.
Policia i arrestoi ata dy ditë më parë në operacionin e koduar, “Broken House”.
Sipas organit të akuzës, ka prova shkencore të dokumentuara se tre personat në fjalë kanë kryer në bashkëpunim 11 vjedhje banesash.
Top Channel