Traditë që i reziston kohës, pranvera në Novosej dhe Shishtavec nis me punimin e tokës me plug dhe kuaj Në Shkodër ka zona që nuk kanë njohur asnjë investim që kur janë krijuar si qendra të banuara. Një nga këto është edhe fshati Bleran që vetëm lumi Kir e ndan nga qyteti.
Rrugët me gropa, grumbujt e mbeturinave dhe mungesa e shërbimeve sociale kanë bërë që kjo zonë sot të jetë në ditët më të veëhtira.
Banorët thonë se në fshat jo vetëm që nuk ka rrugë e ujë, por nuk funksionon asnjë shërbim social.
“Mungojnë të gjitha, deri tek uji i pijshëm që është i nevojshëm për familjet. Por kryesore është rruga”, thotë një banor.
Blerani i ngjan një fshati të thellë malor, ndërkohë që vetëm 2 km e ndajnë nga qyteti. “Tani me zorr kalojmë. Por që kur kam lindur kështu ka qenë”, tregon një djalë i ri.
Pavarësisht premtimeve të ndryshme elektorale ndër vite, fshati Bleran vazhdon të përballet me problematika sociale që sa vijnë e rëndohen.
Top Channel