Argjentinë, Uruguaj e Paraguaj bashkojnë forcat për Botërorin 2030

05/10/2017 00:00

Argjentina, Uruguaji dhe Paraguaji i paraqitën FIFA-s kandidaturën e përbashkët për të organizuar Botërorin e futbollit në vitin 2030.

Në një vizitë të kreut të FIFA-s në Buenos Aires, Gianni Infantino u njoh nga afër me planet e vendeve të Amerikës Latine për turneun elitar.

Kështu, 100 vite distancë nga Botërori i parë, ky aktivitet mund të rikthehet sërish në Uruguaj, që do të ketë dy stadiume në dispozicion, po aq sa Paraguaji.

Besimi më i madh vjen nga Argjentina, me një plan të detajuar zhvillimi dhe 8 stadiume.

Top Channel