Hapet thirrja për punësimin e studentëve ekselentë, shpallen 210 vende të lira pune në institucionet publike Nga sot, 500 pallate në Tiranë do të kenë një administrim më të mirë duke vendosur një standard të ri në zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë banorët në lidhje ambientet e përbashkëta në komunitet.
Bashkia e Tiranës shpërndau sot 500 certifikatat e para për administratorët e pallateve , të cilët do të shërbejnë si zëri i banorëve në marrëdhëniet me Njësitë Administrative dhe Bashkinë e Tiranës.
I pranishëm në ceremoninë e dhënies së certifikatave ishte dhe Kryetari i Bashkisë , Erion Veliaj i cili deklaroi se përmes kësaj nisme jo vetëm që rregullohet bashkëjetesa në komunitet, por njëkohësisht punësohen edhe 500 vetë.
“Nisi si një ëndërr ndoshta e pamundur dhe sot është realitet dhe dua që në fund fare t’i jap urimin 500 administratorëve që sot marrin certifikatën për të qenë përfaqësuesit e qytetarisë në çdo pallat dhe në çdo shkallë e lagje të qytetit të Tiranës. Në thelb duhet të pranojmë edhe diçka tjetër, janë edhe 500 vetë që punësohen sot dhe nuk punësohen se i punëson shteti apo ndonjë kompani e madhe, i kanë gjetur punë vetes, kanë bindur të gjithë banorët që janë njeriu ose burri apo gruaja më e ftilluar e pallatit të tyre. Në një farë mënyre sot u urojmë edhe vetëve punë të mbare dhe suksese në punën e re”, tha Veliaj.
Top Channel