Taulant Balla: I qëndrojmë paktit të 18 majit

04/10/2017 00:00

Dy ditë pas deklaratës së fortë të ambaadorit amerikan, kreu i grupit parlamentar socialist lajmëroi aksion në shkallë të gjerë të autoriteteve kundër krimit.

“Sdua të flas përpara autoriteteve ligjzbatuese por dua të them qartë se qeveria jonë ka një plan të mirëkoordinuar me të gjithë institucionet dhe në cdo rast që do duhet mbështetja e kuvendit për të goditur shtetin në krimin e organizuar, ajo do të jetë e sigurtë. Do adresohet cdo shqetësim jo vetëm I ambasadorit por edhe I cdo shtetasi për forcimin e ligjit. Ditët në vijim do të jeni dëshmitarë të goditjes që policia do ti bëjë krimit”, u shpreh Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar socialist..

Deklaratat Balla i bëri në një dalje për mediat, ku prezatoi edhe futjen në rendin e punimeve të kuvendit të kodit të sjelljes së deputetëve.

“Kodi do përfshijë kufizime për aktivitetet të cilat deputetët nuk do duhet ti ushtrojne gjatë mandatit, si ato private. Ky është guri i parë i themelit….”, tha Balla.

Kreu I grupit socialist foli edhe për komisionin e reformës zgjedhore, që pritet të ngrihet të enjten në kuvend, kur deklaroi se mazhoranca ende i qëndron paktit të 18 majit.

“Është opozita ajo që ende nuk ka emra për anëtarët. Të mos e kthejmë këtë në cështje numrash….”

Top Channel