Durrës, sulm me armë zjarri, plagoset 25-vjeçari

04/10/2017 00:00

Një sulm me armë zjarri është verifikuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Durrësit, ku një person ka mbetur i plagosur.

I lënduari është 25-vjeçari Marvin Paja, i cili ka marrë një plagë në këmbë. Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një grup policor që ka mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të episodit dhe identifikimin e autorit.

Nga veprimet e para si agresor është identifikuar si shtetasi me inicialet Gj.Sh, 31 vjeç. Në qytet janë ngritur postoblloqe për kapjen e tij.

Top Channel