Cikalleshi dëmtohet, mungon ndaj Spanjës e Italisë

04/10/2017 00:00

Kombëtarja shqiptare humbet edhe shërbimet e Sokol Cikalleshit për ndeshjet me Spanjën dhe Italinë, të fundit të kualifikueseve për Botërorin e 2018-s në Rusi.

Sulmuesi shqiptar pësoi një dëmtim gjatë seancës stërvitore të ditës së martë, e është larguar nga grumbullimi, për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore.

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar vetëm këtë të mërkurë lajmin për dëmtimin e Cikalleshit, duke theksuar se futbollisti do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 3 javë.

Në të njëjtën kohë, FSHF komunikon se Cikalleshi do të niset ditën e enjte drejt Turqisë, te klubi i tij, për të nisur procesin e riaftësimit.

Top Channel