Chelsea tentoi Chiellinin, mbrojtësi refuzoi Conten

04/10/2017 00:00

Chelsea i Antonio Contes tentoi fuqishëm, por më kot, gjatë verës, që të rrëmbente Alex Sandron nga Juventusi, por jo vetëm.

Ish-trajneri i bardhezinjve duket se kishte kërkuar një përforcim në mbrojtje, duke i vënë syrin jo Leonardo Bonuccit, i cili përfundoi te Milani, por Giorgio Chiellinit.

Sipas asaj që raporton e përditshmja britanike “Daily Star”, mbrojtësi 33-vjeçar i Juves dhe një nga shtyllat e ekipit të drejtuar nga Allegri, e ka marrë një ofertë nga Chelsea, por ka refuzuar menjëherë kërkesën qoftë edhe për informacione nëse do të ishte i interesuar apo jo.

Ndërkohë, te Juventusi përgatiten për t’i rinovuar kontratën Giorgio Chiellinit, duke parë që ajo që ka firmosur herën e fundit i skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Top Channel