Anglia me një kapiten të ri!

04/10/2017 00:00

Anglia gradoi sulmuesin Harry Kane si kapitenin e saj të ri në një rol të përkohshëm, por gjithsesi me peshë të madhe në eliminatoret e radhës këtë muaj.

Futbollisti më i mirë i Totenmhemit dhe një nga bomberët më profilikë në sezonet e fundit, tha se nuk do të fundoset nga pesha e përgjegjësisë në 90 minutëshin ndaj Sllovenisë në stadiumin Uembli.

Sulmuesi që ka shënuar 13 gola në total me klubin dhe kombëtaren angleze, është mes kandidatëve për të qenë kapiten në plan afatgjatë.

Anglisë i duhet vetëm një fitore në dy ndeshjet e mbetura për të vulosur vendin e parë në grupin F, që garanton një biletë direkte për botërorin 20-18 në Rusi.

Top Channel