
Gareth Bale nuk do të luajë në ndeshjet me Gjeorgjnë dhe Irlandën për eliminatoret e Botërorit 2018.
Sulmuesi i Realit të Madridit ditën e hënë u bashkua me skuadran madje ishte i pranishëm edhe në seancën stërvitore, edhe pse gjatë gjithë kohës qëndroi i ulur.
28-vjeçar nuk ishte i pranishëm në ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll ndaj Espanyolit, por trajneri Zinedine Zidane i hodhi poshtë zërat se ai kishte probleme fizike, një deklaratë kjo që u përgenjështrua nga stafi i Uellsit që nuk e lejoi atë të udhëtojë drejt Tbilisit, ndërkohë që vendin e tij do ta marrë Tom Bradshaw.
Mungesa e Bale në ndeshjet e radhës eliminatore të Botërorit është një goditje e fortë për shpresat e uellsiot për një kualifikim për në fazën finale të botërorit 2018, që do të ishte i pari për këtë skuadër që mnga viti 1958.
Uellsi ndodhet në Grupin D të kualiafikuese në vendin e dytë me 4 pikë më pak se Serbia kryesuese kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje për t’u zhvilluar.
Ky pozicion i jep mundësinë skuadrës së Chris Coleman që të luajë në fazën e playoffit ku përballë do të vihen 8 skuadrat e dyta më të mira për të përcaktuar 4 skuadrat e tjera finaliste të Kupës së Botës.
Top Channel