Tiranë, aksion për pastrimin e makinave të braktisura

03/10/2017 00:00

Makina të vjetra të brakisura ose jo nga pronarët e tyre dhe të lëna në rrugë apo hapësira të tjera publike do të largohen.

Policia Bashkiake dhe ajo rrugore ka nisur një aksion për largimin e tyre duke ua kërkuar këtë gjë si filim pronarëve të tyre .

“Ne kemi identifikuar 90 makina të braktisura në të gjithë territorin e Tiranës. Faza e dytë ka të bëjë me njoftimin e pronarëve nëpërmjet një formulari, ku i zoti duhet ta heqë brenda 15 ditëve dhe fazën tjetër policia rrugore i merr vetë nëse nuk është paraqitur pronari”,  thotë Toni Beni, shef i Kontrollit të Territorit në Bashkinë e Tiranës.

Automjetet, pronarët e të cilave nuk paraqiten për ta larguar nga hapësira publike që kanë zënë merren nga Policia Rrugore dhe nëpërmjet numrit të shasisë apo targës në rastin kur ka nis hetimi për të identifikuar pronarin.Për këtë ai nis të taksohet për ditët e qëndrimit të automjetit në territorin policisë dhe nëse nuk paraqitet brenda 90 ditëve atëhere automjeti sekuestrohet.

Policia Bashkiake dhe ajo rrugore do të veprojnë në të njëjtën mënyrë edhe për automjete që nuk lëvizen nga vendparkimi për dy javë apo kanë të vendosura tabelën shitet.

Top Channel