Shkodër, asgjësohet grupi i grabitësve; 11 raste në 3 muaj

03/10/2017 00:00

Agjentë të policisë së Shkodrës kanë finalizuar gjatë natës operacionin e koduar “Broken House”.

Në kuadër të këtij aksioni është goditur një grup kriminal i përbërë nga tre shtetas dhe i konsideruar përgjegjës për një sërë grabitjesh.

Drejtoria e Policisë së Shkodrës njofton se ka arritur të dokumentojë me prova ligjore të paktën 11 vjedhje të kryera në qarkun verior.

Të arrestuar janë shtetasit:

Esmir Demaj, 28 vjeç, banues në fshatin Rrashkullaj, Malësi e Madhe;

Altin Billa, 39 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër;

Gentian Dibra, 40 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër.

Ndërsa vjedhjet e kryera prej tyre janë:

1-Më datë 26 qershor në lagjen “Kongresi i Përmetit’, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases K. B. 68 vjeçe.

2-Me datë  9 korrik në lagjen “Tre Herojnt”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Gj. B. 58 vjeç.

3-Me datë 18 gusht  në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit  S. K. 60 vjeç.

4-Me datë 23 gusht  në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, kanë vjedhur banesën e shtetasit S. G. 77 vjeç.

5-Më datë 23 shtator në lagjen Shirokë,  Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H. B. 52 vjeç. 

6-Me datë 22 gusht në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M. M. 62 vjeç.

7-Me datë 24 shtator në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases F.Gj.

8-Më datë 1 qershor në fshatin “Boriç i Madh”, Malësi e Madhe, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit K. M. 58 vjeç.

9-Më datë 17 gusht në fshatin “Gruemirçesmë”, Malësi e Madhe, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. R. 47 vjeç

10-Më datë 19 gusht në fshatin “Boriç i Madh”,  Malësi e Madhe, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh. A. 72 vjeç.

11-Më datë 1 korrik  në fshatin Kullaj, Malësi e Madhe, është vjedhur  me thyerje   banesa shtetasit Y. B. 64 vjeç. 

Në të njënjtën kohë policia bën të ditur se është dokumentuar me prova ligjore aktiviteti kriminal i të arrestuarve që do përballen me akuzën e vjedhjes.

Top Channel