Ronaldo stërvitje me të birin

03/10/2017 00:00

Prej vitit 1994, kur Ronaldo Luís Nazário de Lima, fenomeni brazilian, kaloi tek PSV, emri Ronaldo është i lidhur ngushtë me futbollin. E teksa braziliani bënte ndeshjet e tij të fundit, një tjetër Ronaldo filloi të pushtonte botën e futbollit, portugezi Cristiano Ronaldo.

Nuk është e largët dita që edhe ky i fundit, do të largohet nga futbolli i luajtur, pasi mosha do të bëjë të vetën, por duket se emri Ronaldo në fushë nuk do të mungojë që të japë spektakël në fushën e futbollit.

Cristiano Ronaldo Junior,  djali i yllit të Real Madrid, duket se po merr rrugën e të atit, teksa është fotografuar duke u stërvitur me 4 herë fituesin e “Topit të Artë”. E nëse goditjet e dënimit i bën me Rio Ferdinand në portë, atëherë padyshim që pritet shumë prej djaloshit të ri.

Mbetet për t’u nëse Cristiano Ronaldo do të vijojë të luaj, derisa djali i tij t’i rrëmbejë fanellën, apo do të varë këpucët në gozhdë, para se kjo të ndodhë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel