Momente tensioni në dhomat e izolimit në komisariatin e Sarandës, 22-vjeçari tenton të arratiset teksa kthehej nga tualeti, godet efektivët Holanda nuk mund të rikthejë vizat në mënyrë të njëanshme për Shqipërinë. Kjo, për arsye subjektive, pasi kriminaliteti shqiptar, megjithëse në vëmendje të autoriteteve, nuk është aq i lartë sa përflitet, por edhe për arsye objektive, pasi vendimi i përket Komisionit Europian.
Debati gati njëmujor mes Amsterdamit dhe Tiranës ka marrë përgjigje përfundimtare nga Ministria holandeze e Sigurisë dhe Drejtësisë, e cila i është përgjigjur 12 pyetjeve të dorëzuara nga deputetët e “CDA”-së mbi kriminalitetin shqiptar.
“Nëse ka një njoftim të tillë nga një vend anëtar, është Komisioni Europian ai që hulumton, e si pasojë merr vendim të zbatojë apo jo pezullimin e regjimit pa viza. Komisioni Europian e vlerëson problemin e konstatuar sipas interesave të BE-së. Nga vendet anëtare kërkohet miratimi i tyre. Nëse pas një periudhe 9-mujore nuk ka përmirësime, mund të ndodhë pezullimi nëpërmjet një akti që i delegohet Komisionit Europian. Si Këshilli, ashtu edhe Parlamenti Europian mund të kundërshtojnë veprimin e deleguar të Komisionit Europian”.
Ministria holandeze njofton deputetët e CDA-së se, Komisioni Europian ka nisur një monitorim për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor lidhur me regjimin e vizave.
“Komisioni Europian ka shpallur një monitorim për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky monitorim pritet në fund të këtij viti. Qeveria, në fillim duhet të ketë rezultatet e raportimit, pra me të dhëna konkrete dhe informacion domethënës, konkret dhe objektiv nga autoritetet kompetente, përpara se të marrë në konsideratë një kërkesë drejtuar Komisionit Europian për procedurën e bllokimit të vizave”.
Po ashtu, përgjigjet e Ministrisë së Sigurise dhe Drejtësisë relativizojnë e zbehin akuzat për një numër të madh krimesh nga shqiptarët.
“Numri i incidenteve me persona të nacionalitetit shqiptar është në shifra absolute relativisht i ulët. Brenda kësaj, vlen të thuhet se numri i krimeve të një karakteri të organizuar është relativisht i lartë. Problematika përqendrohet në Amsterdam dhe Roterdam. Këto aktivitete lidhen me trafikun e drogës, si dhe problematikën e shqiptarëve që futen në kontenierët e ‘Hoek van Holland’ dhe në të tjera zona portuale”.
Qeveria holandeze thotë se bashkëpunimi me Shqipërinë në fushën e ndalimit të migracionit të paligjshëm, kriminalitetit ndërkufitar dhe kthimit të emigrantëve, është i mirë dhe vullneti për bashkëpunim është i madh.
Top Channel