Këshillat e Ambasadës Amerikane për plotësimin e lotarisë

03/10/2017 00:00

Lajmi për hapjen e lotarisë amerikane edhe për këtë vit u konfirmua disa ditë më parë, ndërkohë që tashmë me nisjen e saj, rikujtojmë dy këshillat kryesore të Ambasadës Amerikane për të gjithë ata që kanë vendosur të aplikojnë.

Përmes faqes së saj në Facebook, Ambasada Amerikane këshillon që të aplikohet herët dhe më e rëndësishmja, vetëm një herë.

“Përshëndetje, e keni dëgjuar lajmin? Programi i Lotarisë Amerikane 2019 hapet në datën 3 tetor 2017. Këshilla ime kryesore: aplikoni herët, por ama vetëm një herë!”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Lotaria që nis këtë të martë do të mbyllet më datë 7 nëntor.

Top Channel