Wilton: Reforma në drejtësi të jetë e prekshme nga qytetarët

02/10/2017 00:00

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton ka qenë këtë të hënë i pranishëm në ceremoninë e 20-vjetorit të Shkollës së Magjistraturës.

Në fjalën e tij, Wilton ka deklaruar se, reforma në drejtësi ka potencialin për ta transformuar shoqërinë shqiptare, duke transformuar kështu edhe mundësitë e saj.

“Por reforma është thjesht një deklarim i qëllimeve të mira. Nëse nuk zbatohet, ajo do të ngelet një gjurmë e vogël dhe e trishtë në historinë e Shqipërisë”, ka thënë Wilton.

Ai ka theksuar se zbatimi konsiston tek procedurat, praktikat dhe qëndrimet në çdo sektor të sistemit të drejtësisë.

“Reforma e vërtetë nuk bëhet në letër apo në Parlament. Reforma e vërtetë bëhet në çdo sallë gjyqi dhe zyrë juridike në vend. Reforma duhet të perceptohet e duhet të besohet nga qytetarët e Shqipërisë. Për sa kohë qytetarët nuk besojnë te drejtësia e sistemit kur hyjnë në sallën e gjyqit, s’ka për të pasur reformë”, ka thënë Wilton.

Top Channel