
Serie A në epokën e videoarbitrimit ka shkuar që tani një rekord me 33 penallti të akorduara nga arbitrat pas vetëm 7 javësh, një statistikë historike që tregon se 11-metërshta janë dyfishuar në krahasim me sezonet e kaluar.
Videoasistenca është bërë tashmë pjesë e futbollit modern dhe pavarësisht polemikave siç ka ndodhur edhe në fundjavë, publiku në stadiume dhe përmes ekranit të vogël ka mësuar të njohë pauzën e pazakonshme të konsultit të pamjeve filmike.
Sipas ekspertëve të futbollit në Apenine, kanë rënë ndjeshëm ndëshkimet në Serie A pasi teknologjia po funksionon më mirë se në ligat e tjera. Sipas statistikave të përpunuara, risi tjetër është numri i madh i ndryshimit të vendimeve të arbitrave pas përdorimit të sistemit VAR. Në 69 ndeshjet e para ku mungon vetëm Sampdoria-Roma, pati 21 vendime të kthyera dhe nga këto, 11 i takonin pikërisht penalltive.
Në plot 6 raste, xhaketat e zeza pasi janë konsultuar me kolegët para ekranit të vogël, kanë dhënë penallti që nuk i kishin menduar më parë. Arbitrat me më tepër sanksione të tilla janë Fabbri e Gavillucci, me nga 4 penallti secili.
Top Channel