
Vendimet e arbitrave lënë vend shpesh për diskutim dhe në shumë raste janë edhe të gabuara, por në ndeshjen e fundjavës mes Angers dhe Lyon ka ndodhur një ndëshkim me të vërtetë i rrallë.
Arbitri kryesor i ndeshjes ka dhanë një vendim absurd, duke ndëshkuar me kartonin e kuq mbrojtësin e Lyon, Marcelo.
Ishte minuta e 50 dhe Lyon ishte duke fituar 1-3, por këtu ndryshoi rrjedha e takimit. Marcelo ndërpret në mënyrë të gabuar një aksion të kundërshtarëve në hyrje të zonës së Lyon dhe arbitri akordon goditje dënimi dhe karton të verdhë për mbrojtësin. Deri këtu nuk ka asgjë për t’u çuditur, por ajo që ndodhi më pas po.
Marcelo reagon duke kërkuar shpjegim, ndërsa në ikje e sipër, në mënyrë totalisht të paqëllimshme, ngre dorën dhe i rrëzon në tokë kartonin e verdhë arbitrit, i cili edhe pse e pa që ishte një veprim i pavullnetshëm, i nxjerr menjëherë lojtarit kartonin e dytë të verdhë duke e larguar nga fusha e lojës.
Një vendim aspak i drejt që ndryshoi rrjedhën e takimit, pasi vendasit e Angers arritën të barazojnë rezultatin deri në fundin e ndeshjes, teksa ishin me një lojtar më shumë.
Top Channel